Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë mandatit të qeverisjes së tij, ka mbështetur nënat lehona dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç, ku përmes masave të punësimit vend të punës gjetën mbi 12 mijë gra, ndërkaq mbi 100 mijë gra hapën për herë të parë llogaritë e tyre bankare.
Tutje, kryeministri Kurti tha se viti 2025 do të jetë vit i gruas.
“Viti 2025 do të jetë vit i gruas. Në mandatin tonë të parë, dhe atë krejt në fillim, e nisëm mbështetjen për nënat lehona dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, përmes masave tona të punësimit vend të punës gjetën mbi 12 mijë gra, ndërkaq mbi 100 mijë gra hapën për herë të parë llogaritë e tyre bankare.
Siç kemi bërë deri më tani, vëmendjen e përkrahjen për to vetëm sa do ta rrisim. Në mandatin tjetër zotohemi që ta shtojmë edhe më shumë shkallën e aktivitetit të gruas në ekonomi, përmes një sërë masash, përfshirë edhe programin Superpuna për Gratë.”, ka shkruar kryeministei Kurti në një postim në facebook.