Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim fotoreporterin e njohur amerikan, Ron Haviv, përcjell KosovaPost.
Bashkë me drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë që po mbahet në Kosovë, Burim Myftiu, ata diskutuan për zhvillimin e fotoreportazhit dhe rëndësinë e dokumentimit të ngjarjeve të rëndësishme, si për vendin tonë, ashtu edhe për mbarë botën.
“Ron Haviv ka dokumentuar mbi 26 konflikte dhe luftëra, përfshirë luftën në Kosovë dhe ka punuar në më shumë se 100 vende, duke sjellë historinë përmes fotografive që kanë bërë histori”, ka shkruar Kurti në faqen e tij të Facebook-ut.
“Nuk është hera e parë e tij në Kosovë. Sa herë që vjen e mirëpresim e gjithmonë do t’i jemi mirënjohës për guximin e tij për të dokumentuar të vërtetën mbi shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe të krimeve të Serbisë në Ballkan. Libri i tij, “Blood and Honey: A Balkan Ëar Journal” është një përmbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme për kujtesën kombëtare dhe rikujtesën ndërkombëtare rreth të kaluarës së dhimbshme, luftës për lirinë që e gëzojmë tash e 25 vjet dhe drejtësisë që vonon edhe pas 25 vjetëve”.