Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka vizituar të mërkurën Komunën e Zubin Potokut dhe atë të Leposaviqit, raporton teve1.info
Kurti është takuar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Pamjet për këto takime i ka publikuar mediumi lokal, “Kosovoonline”, derisa nuk dihet arsyeja e këtyre vizitave.
Teve1.info ka kontaktuar me kabinetin e kryeministrit Kurti dhe sapo të ketë informata rreth kësaj vizite, do të ju mbaj të informuar.
Takimi mes Kurtit dhe Hetemit në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit është siguruar nga pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vendosur që votimi për zëvendësimin e kryetarit në katër komuna në veri të Kosovës të mbahet më 21 prill.
Sipas KO-se, Kurti mësohet se gjatë kësaj vizite ka vendosur lule tek pllaka përkujtimore e ish-policit të vrarë, Enver Zymeri.