Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Për gjashtë muaj e parë të vitit mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë

    Kurti vizton Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

    MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

    Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

    PDK propozon ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara

    Lugina e Preshevës në fokus, Kamberi flet në ShBA për diskriminimin e shqiptarëve

    Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

    Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

    Ushtari i FSK-së, Ismail Ahmeti, renditet i dyti në “Garën për Luftëtarin më të Mirë” në Ajova të SHBA-së

    Prishtina prezanton shijet tradicionale në Bursa

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Toka”, 39 vjet burgim e 300 mijë euro gjobë për 16 persona – Syla lirohet nga akuzat

26 Dhjetor 2024, 17:10
në Drejtësi, Lajme
“Toka”, 39 vjet burgim e 300 mijë euro gjobë për 16 persona – Syla lirohet nga akuzat
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim ndaj Azem Sylës dhe 17 të akuzuarve tjerë në rastin “Toka”. Ish-deputeti Syla u lirua nga akuzat, ndërsa Gjykata mori vendim edhe për 17 të akuzuarit tjerë.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në këtë rast, të akuzuar janë: Azem Syla, Shaban Syla, Arton Vila, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj, Ilaz Syla dhe Vidosav Novakoviq.

Sipas aktgjykimit, është vërtetuar tjetërsimi i pronave për disa të pandehur, ndërsa për disa të tjerë nuk është arritur të vërtetohet një gjë e tillë.

Azem Syla dhe Gazmend Gashi u liruan nga akuza për krim të organizuar dhe mashtrim. Po ashtu, Azem Syla, Shpresim Uka dhe Gazmend Uka lirohen nga akuza për shtytje në vepër penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Shaban Syla u shpall fajtor për krim të organizuar, legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim dhe pastrim të parave në vazhdimësi, duke u dënuar me 7 vite burgim dhe 50 mijë euro gjobë.

I akuzuari Shpresim Uka u shpall fajtor për krim të oganizuar, legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim dhe pastrim të parave në bashkëkryerje, ku u dënua me 7 vite burgim dhe 50 mijë euro gjobë.

I akuzuari Lubisha Vujoviq u shpall fajtor për krim të organizuar, mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme dhe u dënua me 4 vite burgim dhe 20 mijë euro gjobë.

Për të akuzuarin Ndue Palushi është hudhur aktakuza për legalizim të përmbajtjes së rreme, për shkak se ka arritur parashkrimi.

Kurse, i akuzuari Ilaz Syla u shpall fajtor për pikat 23 dhe 24 të aktakuzës për pastrim të parave, mashtrim dhe krim të organizuar, dhe u dënua me 3 vite burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

I akuzuari Arton Vila u shpall fajtor për krim të organizuar dhe pastrim të parave, u dënua me 5 vite burgim dhe 40 mijë euro gjobë.

Kurse, Ramadan Uka u shpall fajtor për krim të organizuar, mashtrim, pastrim të parave në bashkëkryerje, duke u dënuar me 5 vite burgim dhe 40 mijë euro gjobë.

Në anën tjetër, Abdurrahman Brajshori u shpall fajtor për krim të organizuar, mashtrim dhe pastrim të parave dhe u dënua me 3 vite burgim dhe 30 mijë euro gjobë.

I akuzuari Sabedin Haxhiu u shpall fajtor për shpërdorim të pozitës zyrtare, kurse u lirua nga akuza për marrje ryshfeti në vazhdimësi dhe për pastrim të parave. Ai u dënua me 1 vit burgim.

Kurse, Vidosav Novakoviq u shpall fajtor për krim të organizuar dhe mashtrim, u dënua me 4 vite burgim dhe 20 mijë euro gjobë.

Të akuzuarit Avni Maxhuni, Lumnije Sopjani, Elheme Uka, Sami Maqedonci, Nyrtene Brajshori, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj, u liruan nga akuza për pastrim të parave. Po ashtu, Shaban Syla, Azem Syla dhe Avni Maxhuni u liruan nga akuza për shmangie nga tatimi.

Në seancën e 10 qershorit 2022, Azem Syla dhe të tjerët janë deklaruar të pafajshëm lidhur me veprat penale që iu viheshin në barrë.  Kurse, i akuzuari F.G., nuk ishte deklaruar me arsyetimin e avokatit të tij, Gëzim Kollqaku, se klienti i tij ka ekspertizë psikiatrike që vërteton se nuk është i aftë për ta kuptuar aktakuzën.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.

Bashkë me Sylën, në këtë proces janë gjykuar edhe Shaban Syla, Arton Vila, F.G, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj.

Pjesë e kësaj aktakuze kanë qenë edhe N.U., Sh.M., Ilaz Syla, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha, por për dy të parët është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të sigurojë prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njëjtit është veçuar procedura. Por, gjykatësi Arben Hoti, jashtë seancës ka bashkuar procedurën për të akuzuarin Ilaz Syla dhe Vidosav Novakoviq, ku për këtë të fundit ka thënë se provat janë të ndërlidhura dhe rasti është i njëjtë.

Aktakuza i ngarkonte të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.

Gjithashtu, të pandehurit akuzoheshin se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive. Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd. /BetimipërDrejtësi

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Për gjashtë muaj e parë të vitit mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë

Për gjashtë muaj e parë të vitit mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë

19 sekonda më parë
Kurti vizton Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

Kurti vizton Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

12 minuta më parë
MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

2 orë më parë
PDK propozon ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara

PDK propozon ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH