Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Turkiyes Rexhep Tajip Erdogan, njofton Kosova Post.
Sipas deklaratës së Presidencës turke, Presidenti i Serbisë Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka përcjellë presidentit Erdogan urimet për rizgjedhjen në Presidencë.
Gjatë bisedave telefonike, ku u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan deklaroi se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës është avancimi i procesit të dialogut.
Presidenti Erdogan deklaroi se si Turqi, ata janë të gatshëm të kontribuojnë me pjesën e tyre në procesin e dialogut.