Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    28 vjet nga Epopeja e UÇK-së, Osmani: Një histori që jeton si betim dhe udhërrëfyes

    Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës i kushtohet `Epopesë së UÇK-së`

    Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së

    E enjte me vranësira e riga të dobëta shiu

    Epopeja e UÇK-së: 28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

    Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar

    KESCO: Vetëm 14 për qind e konsumatorëve kanë faturë 100 e më tepër euro

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    Mihali kujton aksionin e VV-së të vitit 2005: Shpalosëm publikisht emrat që kryen m@sakrën e Reçakut

    Mihali: Opozita po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve duke bllokuar procesin për Presidentin

    Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

    Deputeti Rrustemi i reagon këshilltares së Osmanit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kryeministri: Nuk e kam pranuar ende draft-statutin e Asociacionit

03 Nëntor 2023, 17:38
në Kryesore, Lajme
Kurti: Avancimi demokratik i Kosovës vazhdon të njihet ndërkombëtarisht
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke raportuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me takimin e 26 tetorit në Bruksel me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i prezantuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk është “Zajednica” që e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013/2015, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Kurti në fjalën e tij para deputetëve tha se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar nga emisarët ndërkombëtarë gjatë vizitës së tyre në Prishtinë më 21 tetor “e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e 2013 dhe 2015”.

Sipas Kurtit, më 26 tetor në Bruksel ai ka theksuar jo vetëm prioritetin politik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por edhe urgjencën gjeopolitike, duke pasur parasysh “luftën mes Izraelit dhe Hamasit dhe luftën në Ukrainë, e cila nuk ka fund”.

“Në atë moment unë kam thënë hapur se me qenë se qenka kaq çështje urgjente po e marrim Marrëveshjen Bazike, Aneksin e zbatimit, pra, tekstet e Brukselit dhe të Ohrit edhe këtë draft-statut për të cilin unë paraprakisht ua kam dërguar një faqe me vërejtjet e mia kapitale emisarit Lajçak dhe vetëm si një paketë ku janë të trija, me këtë rënditje që e thash dhe me kërkesën tonë për statusin e vendit kandidat në BE dhe për Programin e NATO-s për Partneritetin për Paqe po i nënshkruajmë sot”, tha Kurti.

Mirëpo, siç ka theksuar ai, liderët evropianë më pas janë takuar me presidentin e Serbisë, i cili ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes dhe madje ka deklaruar se nuk e njeh integritetin territorial të Kosovës. Kurti tha se ende nuk e ka pranuar draft-statutin, të cilin e kanë prezantuar 5 delegatë amerikano-evropianë më 21 tetor dhe nuk bëhet fjalë për një pranim të draft-statutit pa e parë atë edhe deputetët.

“Një draft të tillë unë nuk e kam pranuar, nuk e kam pranuar ende. Dhe, kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë jo. Për shkak se nuk e kam pranuar edhe nuk po e shihni. Ta pranosh nënkupton të pajtohesh dhe të ndërmarrësh obligime për zbatimin e draftit. Unë një përkushtim të tillë nuk e kam marrë. Ajo çfarë unë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj”, tha Kurti.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se nuk ka ditur se a duhet të qajë apo të qeshë kur ka dëgjuar për pranimin e draft-statutit të Asociacionit. Ai kujtoi gazin-lotësjellës të hedhur nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës kundër marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Krasniqi ka theksuar se në Kuvend kryeministri Kurti është thirrur të tregojë se çfarë përmban drafti i statutit të Asociacionit, por se deputetët nuk e dëgjuan këtë.

“Nuk të kemi thirr me të shpallë as tradhtar, as spiun, as nuk të kemi thirr me të shpallë mashtrues. Nuk të kemi thirr të të etiketojmë. Ti je ai njeri që gjithë karrierën e ke ndërtuar kështu. Vërtetë të kemi thirr për të diskutuar për një vendim të cilin ti e ke pranuar, për një vendim i cili mund ta ndryshojë trajektoren e të ardhmes së qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë. Arsyeja themelore është transparenca”, theksoi Krasniqi.

Ai ka theksuar se opozita vazhdimisht ka paralajmëruar se duhet të koordinohen me aleatët ndërsa kërkoi nga Kurti që të tregojë se si do të quhet Asociacioni, cilat do të jenë organet e tij, çfarë simbolesh do të ketë, a do të ketë të drejtën të propozojë ligje, a mund t’i rrëzojë vendimet e tij Gjykata Kushtetuese e detaje të tjera.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se për draft-statutin, Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë dhënë qëndrime kontradiktore. Abdixhiku tha se derisa kryeministri pretendon se statuti i Asociacionit është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese, presidentja ka kërkuar ta dërgojë fillimisht atë në Gjykatë Kushtetuese.

“Tani, draft-statuti i pranuar nga kryeministri Kurti ose do të shkelë Kushtetutën e Kosovës ose do të shkelë vijat e kuqe kushtetuese të Serbisë. Por, në të dyja anët nuk mund të jetë”, theksoi Abdixhiku. Ai tha se draft-statuti për Asociacionin nuk duhet të nënshkruhet me Serbinë “sepse është çështje e brendshme e Kosovës”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri me mungesën e transparencës ka krijuar klimë toksike në dialog dhe ka bërë që ndaj Kosovës të vendosen sanksione.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

28 vjet nga Epopeja e UÇK-së, Osmani: Një histori që jeton si betim dhe udhërrëfyes

28 vjet nga Epopeja e UÇK-së, Osmani: Një histori që jeton si betim dhe udhërrëfyes

12 minuta më parë
Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës i kushtohet `Epopesë së UÇK-së`

Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës i kushtohet `Epopesë së UÇK-së`

17 minuta më parë

Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së

2 orë më parë
E enjte me vranësira e riga të dobëta shiu

E enjte me vranësira e riga të dobëta shiu

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH