Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në prag të diskutimit të buxhetin për vitin 2005 në Kuvend, ka thënë se qeveria do të ndajë pas disa ditëve një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e fundvitit për pensionistët.
Rama në një postim në Facebook, shkruan se do të ndërmarr dy hapa të menjëhershëm që mbyllin rrethin e përfituesve të rritjes ekonomike, duke përfshirë edhe pensionistët.
“100 milionë Euro për bonusin e fundvitit për pensionistët dhe një bonus i ri i pranverës për ta; dy hapa të menjëhershëm që mbyllin rrethin e përfituesve të rritjes ekonomike, duke përfshirë edhe pensionistët”, ka shkruar Rama në Facebook.


























