Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, provokimin e mbështetësve të organizatës terroriste PKK/YPG para bashkisë në kryeqytetin Stokholm e ka cilësuar si një “sabotim” kundër aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA)..
Në një deklaratë me shkrim për kanalin TV4 të vendit të tij, Kristersson ka reaguar ndaj një grupi mbështetësish të organiztës terroriste PKK/YPG, të cilët u mblodhën para ndërtesës historike të bashkisë dhe varën në një shtyllë para ndërtesës një kukull të përngjasuar me presidentin Recep Tayyip Erdoğan.
Veprimi është bërë në mënyrë të papërgjegjshme, theksoi Kristersson, duke shtuar: “Mund të them se është projektuar si një sabotim kundër aplikimit së Suedisë për anëtarësim në NATO. Është një situatë e rrezikshme për sigurinë e Suedisë”.
“Në Suedi, ku dy nga politikanët kryesorë të saj kanë qenë viktima atentatesh, realizimi i një ekzekutimi të tillë të rremë (në mënyrë demostruese) i liderit të një vendi të zgjedhur në mënyrë demokratike, është një situatë shumë e rëndë”, tha Kristersson.
Në Suedi, kryeministri Olof Palme u vra në një atentat në vitin 1986, ndërsa ministrja e jashtme Anna Lindh në vitin 2003.