Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje e vijoi me takimin me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S), Michael Deboudt, presidentin e Bordit, Jean Reveillon dhe anëtarin tjetër të Bordit, Bernard Miyet.
Sipas njoftimit nga Kryeministria, aty u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, tregtisë, investimeve, akademisë përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit dhe artit.
“Duke folur për raportet dhe partneritetin ndërmjet dy vendet, ndër të tjera në takim kryeministri veçoi bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me Francën në fushën e filmit dhe rezultat e deritanishme. Ai i falënderoi ata për mikpritjen, si dhe për punën e angazhimin e tyre në ndihmë dhe mbështetje të Kosovës”, thuhet në njoftim.