Kremlini i dha jetë në vitet e fundit një fushate masive keqinformimi kundër Ukrainës dhe pro Rusisë në vendet gjermanishtfolëse.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet austriake, pasi një hetim tregoi se një celulë që punonte për inteligjencën ruse ishte formuar menjëherë pasi Moska kishte nisur agresionin e saj në vitin 2022.
Celula synonte të ndikonte në opinionin publik dhe ta kthente atë kundër Ukrainës dhe presidentit të saj Zelensky, si online edhe në terren, duke përdorur mjete propagandistike të pjesëmarrësve të së djathtës ekstreme.
“Qëllimi direkt i kësaj fushate keqinformimi ishte ndërmarrja e veprimeve për të ndikuar negativisht tek opinioni publik sa i takon Ukrainës dhe për të gjeneruar një nivel më të lartë të konsensusi sa i takon Rusisë”, thuhet në një deklaratë të shërbimit austriak të inteligjencës.
Gruaja në fjalë, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, dyshohet se luante një rol “domethënës në fushatën e keqinformimit”, duke shpërndarë materiale propagandistike në Gjermani dhe Austri, si dhe duke shërbyer si kontakt për bashkëpunëtorët e inteligjencës ruse jashtë Rusisë.
E marrë në pyetje, ajo ka pranuar se ka punuar për celulën dhe sipas Agjencisë Telegrafike Austriake, është liruar kundrejt një garancie.