Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari për nder të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, të Pavarësisë së Shqipërisë, të ditëlindjes së Adem Jasharit, si dhe të daljes së parë publike të UÇK-së.
Konjufca është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë.