Gazetari Xhemajl Rexha është i pari nga Kosova që ka shkuar në Siri, pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad, e që po raporton për gjendjen atje.
Ai ka arritur në Siri dje, teksa sot ka arritur në kryeqytetin sirian, Damask, prej ku gjatë ditëve në vijim do të raportojë ekskluzivisht për Gazetën Online Reporteri.net.
Rrjedhimisht, Rexha dhe gazeta Reporteri.net janë ekipi i parë nga mediat e Kosovës që kanë hyrë në Siri, dhe në kryeqytetin e saj, Damask, gati një muaj pasi regjimi diktatorial është mposhtur nga rebelët e HTS.
Rexha shpjegon situatën se i rebelet e HTS-së kanë marrë kontrollin e shumicës së territorit të Serisë, përfshirë kryeqytetin Damask. Ushtria e Policia që i kanë shërbyer regjimit të Assadit nuk janë më atje, në qytet ka njerëz të armatosur, por pa uniforma.
“Ushtria dhe Policia që i kanë shërbyer diktatorit Asad nuk janë më, por në rrugët e kryeqytetit ka njerëz të armatosur pa uniformë, por që janë pjesë e administratës së re dhe thonë që janë atje për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të Damaskut dhe për më tepër të Sirisë”, raporton Rexha nga Siria e çliruar.
Ai ka folur edhe me qytetarë atje, që thotë se janë të ndarë për atë se si do të jetë e ardhmja e vendit.
“Të gjithë i janë gëzuar rënies së regjimit të Assadit, por ka pikëpyetje të shumta se si do ta organizojë dhe udhëheq Sirinë grupi i armatosur që e ka çliruar”.
Rexha dje ka hyrë në territorin sirian, përmes Turqisë. Ai është lajmëruar nga Homsi, prej ku ka përshkruar shkatërrimin që regjimi i Assadit i ka bërë këtij vendi.