Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre, përcjell Kosova Post.
Bulliqi u shpreh se 16 të vrarët kujtohen me mall e dhimbje, sikurse të gjitha viktimat tjera në Kosovë që kanë pësuar nga kriminielët e Serbisë.
Postimi i plotë i kryetarit Bulliqi në Facebook:
Në 25 vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu kemi bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve në qytet dhe Obrançë. I kujtojmë me mall e dhimbje 16 pjesëtarët e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu që u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.
Poashtu në këtë datë tragjike për Llapin e Kosovën i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë viktimat që kanë pësuar nga kriminelët e Serbisë në Kosovë.
Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit