Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se përgjatë 2 viteve qeverisje NPL Tregu nga bilanci financiar me humbje rreth 36,000 euro dhe vetëm 12 punëtorë, në 2023 arriti të ketë 290 punëtorë (2316% më shumë) dhe një fitim neto prej 98,176 euro (370% më shumë), përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se Komuna e Gjilanit ka kursyer me qindra mijëra euro nga anulimi i kontratave të dëmshme me operatorë privat dhe kalimin e këtyre shërbimeve në NPL Tregu.
“Qeverisje e ndershme, racionale dhe për të mirën publike”, ka shkruar Hyseni
Postimi i plotë:


























