Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt, përcjell KosovaPost.
Radoniqi ka thënë se përmes votës së lirë, dëshmohet zhvillimi demokratik i shtetit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është plotësisht i angazhuar për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe me integritet, duke garantuar të drejtën tuaj për të votuar. Mos harroni, fuqia juaj qëndron në votën tuaj”, thuhet në njoftim.