Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku, zhvilluan sot një takim me zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral Cahit Irican, dhe ekipin e tij.
Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe forcës paqeruajtëse në fushën e sigurisë publike.
Kryetari Nura falënderoi KFOR-in për bashkëpunimin e mirë me institucionet komunale dhe theksoi gatishmërinë për të vazhduar këtë partneritet edhe në të ardhmen, gjithmonë në interes të qytetarëve të Skenderajt.
“Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në komunë, e cila u vlerësua si e qetë dhe e qëndrueshme. Takimi shënoi një tjetër hap drejt forcimit të marrëdhënieve mes institucioneve lokale dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë”, njofton Komuna e Skenderajt.