Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka sjellë krejt një situatë tjetër e se një proces i mirëfilltë i dialogut kërkon “minimumin e standardit të mirëbesimit të ndërsjellë mes palëve”.
“Ajo çka ka ndodhur me 24 shtator në fshatin Banjskë ka qenë cenim i sovranitetit shtetëror, integritetin territorial dhe sigurisë kombëtar, si asnjë herë më parë prej përfundimit i luftës. Tani kemi një situatë krejt të re me prioritete tjetra urgjente e që kanë të bëjnë me adresimin e pasojave të sulmit terrorist të sponsorizuar nga Serbia”, tha Kryeziu për RTKlive.
Sipas tij, ajo çka është e domosdoshme të ndodhë aktualisht është garantohet siguri për Kosovën dhe vendosen sanksione për Serbinë.
“Gjatë gjithë kohës Republika e Kosovës ka qenë palë e gatshme për dialog dhe marrëveshje. Por një proces i mirëfilltë i dialogut kërkon minimumin e standardit të mirëbesimit të ndërsjellë mes palëve. Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i datës së 24 shtatorit, ka vërtetuar se teksa në Bruksel zhvilloheshin takime për zbatim të Marrëveshjes Bazë që në qendër ka njohjen de-facto reciproke, Serbia po përgatiste plane për aneksimit të veriut”, tha Kryeziu.


























