Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbëreshë Kryëziu-Hyseni ka reaguar ndaj një artikulli të Albanian Post, duke thënë se medium në fjalë ka shkruar për takimin e Bedri Hamzës në Shtëpinë e Bardhë, e jo edhe e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi që ka pasur me të njejtin zyrtar dhe në të njejtin vend.
Deputetja Kryëziu-Hyseni, ka publikuar foto ku shihet kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi duke mbajtur takim me të njejtin zyrtar amerikan në Shtëpinë e Bardhë.
“Në takim me të njejtin zyrtar amerikan, në të njejten zyre, për Albanian Post, në rastin e Bedri Hamzës paska qenë në Shtëpi të Bardhë, a për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi jo.”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni në një postim në facebook.