Një qytetar ka lajmëruar policinë e Kosovës se atij i janë vjedhur pothuajse të gjitha gjerat e shtëpisë, gjatë kohës sa ai ishte jashtë vendit.
Sipas pronarit të shtëpisë, atij në fshatin e Graçanicës përveç mobileve i janë vjedhur edhe aparatet elektrike dhe inventari.
“Rr. Gjilani – Suvi Do, Graqanica 01.022024 – 31.05.2024. Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se me 31.05.2024 pasi që kishte ardhur nga shtetet e jashtme në shtëpi, kishte vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë në pronën –shtëpinë e tij dhe sipas tij i kanë vjedhur mobile, aparate elektrike, inventar. Njësitë policore iu kanë dalë në vendin e ngjarjes, është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.