Kryetar i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti, ka kritikuar kthimin në mësim online, si masë mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.
I ftuar në T7 ai ka thënë se është e paligjshme që të dëmtohet arsimi, kur konstatimet tregojnë që shkollat më së paku janë burim i përhapjes së infeksionit.
“Kjo është e paligjshme edhe në aspektin e Ligjit Anti-COVID që të merret një vendim dhe të dëmtohet arsimi, kur të gjitha konstatimet e konsiderojnë që më së paku shkollat janë burim i përhapjes së infeksionit. Në Ligjin për Arsimin Parauniversitar që është miratuar në Kuvendin e Kosovës, parashihet Këshilli i Prindërve dhe duhet të dëgjohet nga institucionet kompetente në rastet kur preken interesat e prindërve dhe nxënësve”, ka thënë ai.
Reshiti është shprehur se janë bërë konsultime paraprake për mësim online pa dijeninë e tyre.
Ai ka thënë se të gjithë këto janë tendenca që atyre t’u pamundësohet që t’u dëgjohet zëri.