Policia e Kosovës, të premten ka zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin “Rajska Banjskë” në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë gjetur armë e pajisje ushtarake.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, ka njoftuar se këto prova materiale janë aty që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë.
Ndërsa sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se armatimi dhje pajisjet ushtarake ishin fshehur në banjon e hotelit.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Banjskë, Zveçan 16.08.2024 – 15:15. Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.