Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Izraeli shndërron Qytetin e Vjetër të Jerusalemit në zonë ushtarake, ndalohet falja në Al-Aksa

    Kurti: Komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor

    Këshilltari i Kurtit: Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës

    Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Kërkesa për interpelancë për dokumentarin e Rai 3, Rama i përgjigjet opozitës

    Rama thumbon Kurtin: Qesharake ndërhyrja e politikanëve kosovar në Shqipëri, e morën mësimin

    Ulen temperaturat, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

    Starmer dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, flasin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Përplasje mes presidentëve Milanoviq e Vuçiq, pas blerjes së r@ketave CM400

    Millanoviq: Nëse serbëve u pengon rezoluta për Srebrenicën, nesër do t’u pengojë një ditë me re

    “Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë” – Milanoviq, Vuçiqit: Kujdes me deklaratat

    R@ketat godasin zonën e aeroportit të Bagdadit, su*lm edhe në një objekt të Ambasadës Amerikane

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

24 Shkurt 2025, 13:22
në Kryesore, Lajme
Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?
Share on FacebookShare on Twitter

24 subjekte, koalicione, apo kandidatë të pavarur, që garuan në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, nuk e kaluan pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Në mesin e tyre janë katër që përfaqësojnë komunitetin shumicë shqiptarë dhe në total – sipas rezultateve preliminare – numërojnë gati 21 mijë vota, apo 2 për qind. Por, çka ndodh me këto vota?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikon rezultatet e tyre por votat nuk shpërndahen apo nuk i shkojnë ndonjë partie tjetër që ka marrë më shumë se 5 për qind.

Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme thotë se 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës ndahen në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme që i ka fituar secili subjekt politik, ndër të tjera, në mesin e subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin shumicë të cilat kanë fituar së paku pesë për qind nga numri i përgjithshëm i votave të vlefshme në zgjedhjet për Kuvend dhe subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë.

Në Kuvendin e Kosovës, 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet jo shumicë – 10 për serbët dhe të tjerat për pakicat jo serbe.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se ky institucion i certifikon rezultatet e secilit subjekt politik apo kandidatë që ka marr pjesë në zgjedhje, edhe kur nuk e kalojnë pragun, derisa shton se ligji përcakton se në ndarjen e mandatave për Kuvendin e Kosovës përfshihen vetëm subjektet politike të cilat e kanë kaluar pragun zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikon rezultatet për secilin subjekt politik dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje. Pra, KQZ certifikon rezultatet e subjekteve politike, ku përfshihet numri dhe përqindja e votave të fituara edhe në rastin kur ato nuk e kalojnë pragun e paraparë prej 5%. Sipas ligjit, në ndarjen e mandatave për Kuvendin e Kosovës përfshihen vetëm subjektet politike të cilat e kanë kaluar pragun zgjedhor”, thotë Elezi.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se votat e subjekteve politike që nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor nuk kanë asnjë rëndësi në përcaktimin e ulëseve të reja në Kuvend.

“Votat e subjekteve që nuk e kanë kaluar pragun nuk shpërndahen tek subjektet tjera që kanë hyrë në Parlamentin e Kosovës sepse në momentin kur ti e kalon pragun prej 5%, me automatizëm ty të ndahet formula e ndarjes në parlament. Dikush i ka 5.5%, i merr 7 ulëse, dikush 25% i merr ndoshta 30 deputetë. Kjo ndarja e 100 vendeve bëhet për subjektet që e kanë kaluar pragun zgjedhor, jo për ato që nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor”, thotë ai.

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu kujton se më herët ishte praktikë që votat e subjekteve politike që nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor prej 5% të shpërndahen te partitë që kanë arritur të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Ato që nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor, partitë pra, apo kandidatët e pavarur ose subjektet politike….me ligjin paraprak para këtij plotësim-ndryshimi janë rivendosur dhe janë dhënë dhuratë sipas sistemit të rotacionit prej partisë më të madhe, të dytës, të tretës partive politike që kanë marr mandate. Por është deklaruar se tani më ato vota nuk mund të llogariten”, thotë Baraliu, për Kosovapress.Më 9 shkurt në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku morën pjesë mbi 40% e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas rezultateve aktuale, në këto zgjedhje parlamentare partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa me 40.90 %, pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 %, pasuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.64 %. Koalicioni AAK-NISMA ka marr 7.46 % të votave, ndërsa Lista Serbe me 4.60%./kp

Etiketat: Partitë politikepraguVotat
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Para takimeve me liderët politikë, Osmani diskuton me Prattipatin, temë zvarritja e krijimit të institucioneve

10 muaj më parë
Partitë politike te presidentja, temë zhbllokimi i Kuvendit

Nis takimi konsultativ i partive, nga PDK e AAK thonë se s’ka asgjë të re

Kryhen konsultimet e partive, a ka ujdi, Dehari: Tash do ta shihni

11 muaj më parë
Nis takimi konsultativ i partive, nga PDK e AAK thonë se s’ka asgjë të re

Nis takimi konsultativ i partive, nga PDK e AAK thonë se s’ka asgjë të re

11 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH