Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    SHBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas su*lmeve në Lindjen e Mesme

    SHBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas su*lmeve në Lindjen e Mesme

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Tr@gjedia në Vjenë, raportohet se tre nga vi*ktimat janë nga Kosova – një nga Bosnja

    Çmimet e naftës do të bien edhe në Kosovë

    Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve

    Zelensky: Nuk mund të lejojmë që Putini të mashtrojë sërish

    Zelensky: Kemi disa ide se si ta përfundojmë lu*ftën me Rusinë

    IPK me tre zyra të reja në veri, Beka: Për herë të parë në objekt shtetëror

    Përvetësim i mallit të kontrabanduar, arrestohet 1 polic, 4 nën hetime

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Erdogan apelon për përfundim të shpejtë të lu*ftës “të pakuptimtë dhe të paligjshme” të SHBA-së dhe Izr@elit me Iranin

    Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

    Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

    Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava

    Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kujtimet e ’99-ës: Hapet Muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës

23 Janar 2025, 13:38
në Kryesore, Kulturë, Lajme
Kujtimet e ’99-ës: Hapet Muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizjet e shpejta të familjarëve dhe ikjes nga shtëpia… Strehimi në malet përreth fshatit… Mungesa ushqimesh… Zjarre… Të shtëna armësh… Shtëpi të djegura… Bagëti të vrara e të ngordhura…

Këto janë disa dromca kujtimesh që po sillte ndërmend Gent Behramaj, 31 vjeç, nga fshati Kotorr i Skenderajt, derisa lexonte citate rrëfimesh dhe shikonte lodra, makina druri, fustane kukullash e fotografi të ndryshme – që të gjitha të ekspozuara në Muzeun e Fëmijëve të Luftës në Prishtinë.

Ky muze – i pari i tillë në Kosovë – u hap më 22 janar nga organizata joqeveritare Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).
Gjësende e lodra fëmijësh në Muzeun e Fëmijëve të Luftës në Prishtinë.

Atëkohë, thotë se nuk e kishte kuptuar se jetesa nën kërcënimet dhe rreziqet që sjell lufta, nuk është normale.

“Gjërat e para që i kujtoj, janë lufta e dhuna. Më është dukur se ato janë normale. Më është dashur shumë kohë që ta kuptoj se nuk janë”, thotë Genti për Radion Evropa e Lirë.

Filikaçat nga gëzhojat e plumbave

Në njërin nga muret e Muzeut të Fëmijëve të Luftës është i shkruar citati: “Kur nuk kishim me çka të luanim, bënim filikaçka [v.j. pipëza për të fishkëlluar] nga gëzhojat e plumbave”.

“Ky është i imi”, thotë Genti duke treguar nga ai.

Gent Behramaj

Fshati i tij, gjatë luftës, ishte sulmuar tri herë nga forcat serbe. Gjatë ofensivave, banorët iknin dhe strehoheshin në malet përreth.

Genti thotë se, gjatë sulmit të dytë, shtëpisë së tij i ishte vënë zjarri, sikurse edhe shumë të tjerave në fshat.

“Kur jemi kthyer, shtëpia ishte duke u djegur. Mbaj mend një kalë të vrarë dhe disa lopë që i kemi pasur. E gjithë toka ka qenë e shtruar me gëzhoja të plumbave të shkrepur”, kujton sot 31-vjeçari.

“Nuk kemi pasur më lodra, nuk kemi pasur asgjë dhe e vetmja formë për të luajtur, ka qenë me filikaçka. I kemi shfrytëzuar gëzhojat e fishekëve si filikaçka. Mbase edhe jam gëzuar që kemi pasur diçka për të luajtur”, thotë ai.

Eksponate në Muzeun e Fëmijëve të Luftës në Prishtinë

Thyerja e ciklit të harresës ndaj përvojave të fëmijëve

Rrëfimi i Gentit është njëri nga disa dhjetëra rrëfime të tjera, instalacione, fotografi e eksponate, që janë bërë pjesë e ekspozitës “Loja e ndërprerë” në Muzeun e Fëmijëve të Luftës në Prishtinë.

Një tjetër lodër pjesë e ekspozitës “Loja e ndërprerë” në Muzeun e Fëmijëve të Luftës në Prishtinë.

Muzeu është alternativ dhe jotradicional, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtoresha e tij, Bjeshkë Guri.

Ajo tregon se rrëfimet e personave që kanë qenë fëmijë gjatë luftës, janë mbledhur gjatë pesë vjetëve të fundit në zona të ndryshme të Kosovës, kryesisht në ato rurale.

“E përbashkëta e tyre është se fëmijët, gjithmonë, kanë qenë duke lozur. Për shembull, duke lozur kur bombardohen, duke lozur nëpër male, ku janë të fshehur… sepse loja është njëfarë nevoje imagjinare e fëmijëve për ta procesuar gjithë mllefin dhe pasigurinë që janë duke përjetuar”, thotë Guri për Radion Evropa e Lirë.

Përvojat e ekspozuara, sipas saj, janë të fëmijëve të komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Secila e ka përshkrimin në shqip, serbisht dhe anglisht.

Një makinë druri e ekspozuar në Muzeun e Fëmijëve të Luftës në Prishtinë.

Guri thotë se muzeu do të përditësohet edhe me rrëfime dhe eksponate të tjera.

Ideja dhe puna për themelimin e tij nisi pesë vjet më parë nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR).

Ky është një rrjet rajonal i organizatave joqeveritare, i themeluar në vitin 2003, me programe në Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Drejtoresha e programit në Kosovë, Marigona Shabiu, thotë se ideja është inspiruar nga muzeu i ngjashëm i fëmijëve të luftës në Sarajevë, i cili ishte i vetmi i kësaj natyre në rajon.

“Kjo tregon se sa pak përvojat e fëmijëve dhe fëmijët si subjekte, konsiderohen dhe merren parasysh, kur bëhet fjalë për narrativët e përgjithshëm për luftërat. Ne kemi dashur ta thyejmë këtë cikël të harresës dhe neglizhencës”, thotë Shabiu për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thekson se muzeu është i rëndësishëm për kujtesën kolektive të luftës në Kosovë, sidomos për fëmijët e sotëm, që të mësojnë për pasojat që lë lufta dhe dhuna.

“Në këtë mënyrë, ta përçojmë edhe një mesazh për pajtim dhe për paqe. Paqja është diçka për të cilën ne duhet të luftojmë”, thotë Shabiu.

Vizitorët shohin eksponatet e ekspozuara - në mesin e tyre edhe një peshqir.

Muzeu është hapur në hapësirat e organizatës YIHR në Prishtinë.

Nga kjo organizatë thonë se nuk kanë arritur të sigurojnë ndonjë hapësirë tjetër nga institucionet e vendit, por theksojnë se kanë marrë mbështetje nga donatorët ndërkombëtarë, si Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Fondacioni Rockfeller Brothers.

Qeset që kujtojnë urinë

Marrë parasysh se Muzeu i Fëmijëve të Luftës është iniciativë e përhershme, eksponatet e ekspozuara do të mbeten aty.

Aty do të mbetet edhe një qese plastike e Gentit nga koha e luftës, e cila thotë se i kujton urinë.

Qesja e ndihmave ushqimore që ka ruajtur Genti.

Qese të tilla mbanin ushqime të konservuara që hidheshin nga aeroplanët e forcave të NATO-s, menjëherë pas hyrjes së tyre në Kosovë, në qershorin e vitit 1999.

Ato ishin ndihma për banorët, kryesisht në zona rurale, që kishin mbetur pa shtëpi dhe pa ushqime.

Këto qese, Genti thotë se mund të gjendeshin nëpër male e ara edhe disa vite pas luftës.

Qesen e shndërruar tashmë në eksponat të muzeut, Genti thotë se e ka gjetur gati 15 vjet pas luftës dhe e ka ruajtur.

“E dini se çfarë është më interesant? Kam shkuar me një shok serb nga veriu i Mitrovicës… kemi shkuar në fshatin tim. Isha duke i folur për këto kujtime dhe duke ecur, i kemi gjetur [qeset]. Për të ishte shokuese, sepse ishim duke folur për këtë gjë dhe i gjetëm [qeset]”, kujton Genti.Në muret e muzeut janë të ekspozuara edhe dhjetëra fotografi.

Përgjatë një dekade pas luftës, Genti dhe familja e tij jetuan në Kotorr, në bodrume e garazhe të improvizuara dhe të përshtatura për banim.

Që nga viti 2010 u zhvendosën në një shtëpi me qira në Mitrovicë të Jugut – mbi 20 kilometra larg Skenderajt.

Genti i ka përfunduar studimet për Menaxhim të Marketingut, por fokus i tij ishte ndërtimi i paqes, ndaj është i angazhuar në organizatat joqeveritare lokale: Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë – CMB dhe Qendra “Hapësira Sociale për Dekonstruksion”.

“Lufta për mua… pak problem, kur e mendoj që 25 vjet kanë kaluar dhe disi prapë nuk ka përfunduar… Ne, për shembull, nuk kemi pasur më shtëpi”, shprehet Genti.

Qyteti ku jeton është i ndarë në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe veriun e banuar me shumicë serbe.

Në veri ka shpesh trazira, pasi popullata lokale serbe, edhe gati 26 vjet pas përfundimit të luftës, vështirë u bindet vendimeve të institucioneve në Prishtinë.Prapa këtij peshqiri, mund të shtypet edhe një buton për të dëgjuar audio-rrëfimin e një fëmije.

Kjo luftë në Kosovë ka lënë rreth 13.500 persona të vrarë, në mesin e tyre mbi 1.000 fëmijë.

Të zhdukur nga koha e luftës vazhdojnë të mbeten edhe mbi 1.600 persona, përfshirë 109 fëmijë.

“Nuk kisha pasur qejf të kem armë, të marr armë, të prek apo të shoh armë. Nuk është gjë që më ka sjellë ndonjë të mirë në jetë, as mua e as ndonjë fëmije këtu”, përfundon Genti. /REL/

Etiketat: Fëmijët e luftësKujtimet e ’99-ësMuzeu
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Piktura e famshme e Van Gogut, e blerë për vetëm 50 dollarë, por ja sa kushton tani

Piktura e famshme e Van Gogut, e blerë për vetëm 50 dollarë, por ja sa kushton tani

1 vit më parë
K*rimet serbe, Kryeministri Kurti: Kosova së shpejti do ta ketë muzeun e Gj*enocidit dhe Përpjekjes për Liri

K*rimet serbe, Kryeministri Kurti: Kosova së shpejti do ta ketë muzeun e Gj*enocidit dhe Përpjekjes për Liri

1 vit më parë
Mbi 100 mijë vizitorë zgjodhën Parkun Arkeologjik Shkodër

Mbi 100 mijë vizitorë zgjodhën Parkun Arkeologjik Shkodër

2 vjet më parë
143-vjetori i vdekjes së filozofit e astronomit Hasan Tahsini

143-vjetori i vdekjes së filozofit e astronomit Hasan Tahsini

2 vjet më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH