Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffery M. Hovenier, të hënën ka vizituar Qëndren Nacionale të Xhudos në Pejë.
Trajneri i Xhudos, Driton Kuka përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se ambasadori Hovenier i uroi medalistët e ‘Paris 2024’.
Sipas Kukës, ambasadori Hovenier ka premtuar se do të jetë përkrahës i xhudistëve të Kosovës në ‘Los Angeles 2028’.
“Si gjithmonë afër nesh miku ynë Ambasadori i USA Hovenier! Erdhi të uroj medaljet e reja Olimpike për shtetin tonë. Premtoj që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardhshme për të na përkrahur. Ne i shprehëm mirënjohje për vizitat që i bën ekipit tonë për të na inkurajuar drejt sukseseve të reja!”, ka shkruar Kuka.