Juventusi ka fituar pas tre vitesh Kupën e Italisë dhe e ngre për të 14-n herë këtë trofe. Bardhezinjtë thyen me rezultatin 2-1 Atalantën në finale dhe fitojnë trofeun e parë për këtë sezon, ndaj një kundërshtari mjaft të fortë.
Heroi i Juventusit ishte Federico Chiesa, sulmuesi anësor që u ndal nga shtylla në fillim të pjesës së dytë pas një topi dhënë mjeshtërisht nga Ronaldo.
Gjithsesi, më pas askush nuk mund ta ndalte super aksionin e Juventusi dhe Chiesa e duroi topin drejt e në rrjetë. Një gol me vlerë trofeun, por nuk mund të harrohet beteja në fushë në pjesën e parë, kur u shënuan dy gola.
Ndeshjen e zhbllokoi sulmuesi Dejan Kulusevksi, i cili mjeshtërisht e mposhti portierin e Atalantës. Polemikat nuk munguan, për një ndërhyrje të Cuadrados, por nuk u dha faull.
Edhe te goli i Malinovsky kishte protesta. Lojtari i Atalanta ishte fantastik në golin e barazimit, por në fund nuk mundi t’i gëzohej dot trofeut së bashku me shokët e skuadrës, pasi u mposhtën. /abcnews.al