Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Taulant Kelmendi, ka dalë kundër reagimeve të shumta lidhur rreth kurrikulës së edukimit seksual në shkolla.
Sipas tij, mënyra se si po paraqitet teksti për edukimin seksual është “krejtësisht e pasaktë.”
“Në media, statuse dhe paraqitje po qarkullon një tekst për edukimin seksual të fëmijëve dhe mënyra se si po paraqitet është krejtësisht e pasaktë. Orkestrimi për të krijuar ‘mllef familjar’ është i rremë.” – tha ai ndër të tjera.