Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në zhvillimin e dijes, artit dhe kulturës shqiptare, përcjell KosovaPost.
Ai tha se Akademia është vendi ku “nuk ka mendim që nuk mund të thuhet, nuk ka hipotezë që nuk mund të ngritet dhe nuk ka debat që nuk mund të zhvillohet”. Sipas kryeministrit, Akademia ka qenë dhe mbetet një hapësirë ku janë reflektuar të gjitha aspektet e jetës intelektuale dhe kulturore të Kosovës, nga kryeveprat e artit dhe idetë e rilindasve për shqiptarizmën, deri te rezistenca dhe përpjekjet për çlirimin e vendit.
Kurti u shpreh se kjo përvojë gjysmëshekullore përfaqëson habinë filozofike, kureshtjen dhe kërkimin shkencor, duke synuar zhvillimin e dijeve dhe bukurisë, si dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të punës së Akademisë në shërbim të shoqërisë dhe kulturës kosovare.
Ai në një postim në profilin e tij në facebok, ka publikuar fjalimin e tij të plotë


























