Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë babai i kryeparlamentares dhe njëherësh ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputetë dhe ministra të kabinetit të tij.
Po ashtu, në në mesin e shumë qytetarëve, pjesë janë edhe Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri nga AAK.
Ceremonia mortore është mbajtur në fshatin Lupç të Podujevës, ku i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit
Në varrim kanë qenë të pranishëm edhe shumë figura të tjera nga skena politike, përfshirë përfaqësues të partive opozitare, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Haxhiu.


























