Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin për Kulturë Rini dhe Sport, Hajrulla Çekun dhe kandidatin për deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokol, kanë vizituar sot Lirinë e Prizrenit, përcjell KosovaPost.
Aty janë pritur nga drejtues të klubit, futbollistë e stafi i klubit nga Prizreni, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Çeku se janë duke pritur rinovimin total të stadiumit ku kanë ndarë 13 milionë euro.
“Në Prizren takuam sot drejtuesit, lojtarët dhe stafin e një prej klubeve më të vjetra të futbollit në vend, FC Liria, simbol i sportit dhe kulturës prizrenase. Me entuziazëm po presin fillimin e punimeve për rinovimin total të stadiumit të qytetit. 13 milionë euro kemi ndarë për këtë stadium, i cili do të jetë i kategorisë 2 dhe sipas të gjitha standardeve të UEFA-së, ndërsa do të ketë kapacitet prej 7750 ulëse”, ka shkruar Çeku.