Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se çfarë ka biseduar me eurodeputeten Viola von Cramon, pasi kjo e fundit e ka vizituar Kosovën, si dhe ka qenë në veri të vendit.
Kurti thotë se i ka thënë eurodeputetes se katër kryetarët e komunave veriore do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve.
”Takimi i hershëm me eurodeputetin Viola von Cramon dhe ekipi i saj për të diskutuar zhvillimet në dialogun e Brukselit dhe procesin paszgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e anëtarësimit në CoE dhe BE. Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, ka thënë Kurti.