Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka folur për dialogun me Serbinë dhe planin franko gjerman.
Kurti tha se atë e shohin si bazë të mirë për bisedime dhe se Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd.
“Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermani ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, tha Kurti kur u pyet se a është plani franko-gjerman i përafërt për marrëveshje finale.