Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të takohen të mërkurën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i lehtësuar nga BE-ja.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e ka konfirmuar se takimit i Kurtit dhe Vuçiqit do të mbahet të mërkurën.
Sipas tij, tashmëështë konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit.
Takimi vjen pas vizitës që bëri emisari special për dialog i BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd, i cili kishte kërkuar përshpejtim të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.