Kurti falemnderon Macronin e Bachin për organizimin e mikpritjen në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për ‘Lojërat Olimpike Paris 2024’ ka shkruar se sporti bëhet kulturë që bëhet art, duke u bërë bashkë në këtë kryeqytet kulturor e historik, afirmojmë universalen, jo thjesht përtej partikulares, por pikërisht edhe nëpërmjet saj, përcjell KosovaPost.

Ai ka falënderuar presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, dhe presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron, për organizimin kulminant dhe mikpritjen e ngrohtë.

“Sena është Skena. Parisi është Qyteti. Historia është Lum. Bota po ashtu. E sporti bëhet kulturë që bëhet art.

Duke spikatur të përbashkëtën e shteteve e popujve dhe duke u bërë bashkë në këtë kryeqytet kulturor e historik, afirmojmë universalen, jo thjesht përtej partikulares, por pikërisht edhe nëpërmjet saj.

Nga artistë të rinj të shquar, vepra klasike e moderne me koreografi të gjerë dhe dinamike, na u pushtuan shqisat mbrëmë në ceremoninë e hapjes për pesë orë rresht.

Lojërat Olimpike Paris 2024 që vazhdojnë si gara sportive elitare, nisën si festë e bukur popullore”, ka shkruar Kurti.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika