Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vlerësuar rolin historik dhe të pandërprerë të mërgatës shqiptare në mbështetje të çështjes kombëtare dhe zhvillimit të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Ai falënderoi në mënyrë të veçantë Federatën Pan-Shqiptare “VATRA” dhe Shoqatën “PEJA” për pritjen që i bënë një ditë më parë, duke vlerësuar kontributin e tyre të përditshëm në ruajtjen e lidhjeve kombëtare dhe përkrahjen ndaj Kosovës.
“Mërgata jonë në Amerikë është hisedare historike për arritjet e rëndësishme të vendit tonë, nga organizimi, avokimi e lufta për çlirim, tek ekonomia, mirëqenia, demokracia e zhvillimi në paqe. I mirëpresim sa herë që vijnë në Kosovë. Na mirëpresin sa herë që shkojmë, kudo që janë. Faleminderit Federatës Pan-Shqiptare VATRA dhe Shoqatës “PEJA” për pritjen dje dhe për kontributin e tyre të përditshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

























