Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar sot politikanin Hasan Prishtina, në 90 vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se sot u bënë 90 vite nga dita kur u vra politikani dhe patrioti i madh shqiptar.
Ai ka thënë se figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve.
“Vërtetë jetojmë në kohëra të tjera, por ai ende është një personalitet për t’u pasuar, sepse figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve”, ka shkruar ai.
https://m.facebook.com/albini2017/posts/841084417385287?ref=embed_post&wtsid=rdr_0TONwZf0AT2HgUNdM


























