Kryeministri Albin Kurti, ishte i pranishëm në ndeshjen mes Kosovës dhe Qipros në Stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Kurti shprehu lëvdata të jashtëzakonshme për kombëtaren e Kosovës.
Postimi i plotë:
Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë.
Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!