Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se reforma në Administratën Publike është prej pikave kyçe në programin qeverisës.
Ai ka thënë se Kosova ka përcaktuar politika kyçe dhe orientimin drejt BE-së duk përfshirë edhe reformën në administratë.
“Republika e Kosovës ka përcaktuar politikat dhe orientimin e saj drejt BE përfshirë këtu edhe reformën në Administratën Publike. Për Qeverinë ka qenë jetik që procesi të jetë i fokusuar në tërësi me parime dhe vlera që i ndajmë me shtetet demokratike, pra meritokraci, transparencë , llogaridhënie, efikasitet dhe mosdiskiminim. Në vitet e shkuara raportet vendore dhe ndërkombëtare kanë gjetur se ka mungesë të meritokracisë, matjes së përfomancës etj. Me këto dukur dhe mungesa që kanë përcjellë Administratën Publike, ka bërë që besimi në institucione e sidomos në rekrutim të ketë rënie”, ka thënë Kurti, transmeton teve1.info.
Ai në konferencën vjetore “Par Progresi Kosovë 2023” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si pjesë të reformës në administratë ka përmendur edhe Ligjin për Zyrtarët Publik dhe atë për pagat.
Kurti ka thënë se reforma funksionimi i Administratës Publike sipas studimeve është ndërlidhja më e shpejtë drejt anëtarësimit në BE për një shtet aspirues.
“Kjo reformë e filluar do të sjellë efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie për të adresuar kërkesat dhe pritshmëritë që qytetarët kanë karshi institucioneve tona. Ne jemi plotësisht të përkushtuar në rolin edhe obligimet tona”, ka thënë Kurti.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë.


























