Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot Drejtoren e Përgjithshme të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Kathryne Bomberger.
Në këtë takim, Kurti ka theksuar nevojën e një shtytje të re në mënyrë që të zbritet numri i personave të pagjetur.
“Është me rëndësi që të ketë një shtytje të re në mënyrë që të zbritet numri mbi 1600”, dëgjohet duke thënë Kurti në videon që ka dërguar Zyra e Kryeministrit.
























