Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për qeverisjen e tij katërvjeçare
RTK: Ju keni garantuar luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe ardhja në pushtët ka ardhur me këtë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ju kam dëgjuar disa herë kryeministër që të thoni që qeverisja Kurti nuk është e korruptuar edhe mund ta kuptoj kur flisni për veten sepse secili e di punën e tij, por pse garantoni për ministrat e tjerë të cilët i keni në kabinet?, pse jeni kaq i bindur që njëri prej tyre nuk ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare?
Kurti: Kishte disa mësymje të prokurorisë tek ministrat tanë dhe në fund përfunduan në raste procedural që do te duhej të ishin civile administrative jo penale, por pikërisht për të arsyetuar veten filloi një lloj persekutimi. Paramendoni pot ë kishte pas korrupsion te ne çka do të na bënin, këtë na e kanë bërë duke mos pas korrupsion.
RTK: Pse e thoni këtë kryeministër?
Kurti: Pse nuk ka korrupsion.
RTK: Pse e thoni çfarë do të na bënin?. Ka pasur disa afera nëse mund ti quaj të tilla, proceset gjyqësore nuk kanë përfunduar dhe unë jam e prirur të mos flas për fajësinë e këtyre, ka raste të hapura, të ambalazhuesve të ujit, është afera e vajit dhe grurit, është rasti i KEK-ut të z.Krasniqit e raste të tjera të përmendura. Pse e thoni që këtë e kanë veç pse kanë dashur të gjejnë tek ju?
Kurti: Drejtori, kryeshefi Krasniqi 105 milionë euro fitimin KEK-ut në vitin 2022, ky i ka çmendur kundërshtarët tjerë një pjesë e madhe e të cilëve janë në prokurori, dhe ky sulm që është bërë ndaj drejtorit është bërë për shkak të suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij, dhe tash rasti është komplet procedural, jo i ke nënshkrua kontratat ose dokumentet e caktuara me kohë ose jo. Çështje procedurale.