Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se tash Kosova ka Observator dhe Planetarium Kombëtar, me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore, përcjell KosovaPost.
Kurti tha se kjo u realizua falë punës më pak se dy vjeçare dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Komunës së Shtimes, Organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo” e përmes tyre me kompaninë e prodhimit të teleskopëve, Celestron, kompanisë Sky-Watcher USA dhe organizatës amerikane Sunlit Earth!/The Charlie Bates Solar Astronomy Project.
Postimi i plotë: