Kryeministri i i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të prekura nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë.
Në një postim në platformën “X”, Kurti ka thënë se Kosovës qëndron me Bosnjën në këto kohë të vështira.
“Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe komuniteteve të prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne jemi me ju në këto kohë të vështira dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi. Republika e Kosovës është me ju”,ka shkruar Kurti.