Instituti për Hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës, ka organizuar sot tryezë diskutimi me përfaqësuesit e institucioneve e organizatave, lidhur me hulumtimin e dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se po humbet kujtesa parësore e luftës dhe se ky është një rrezik i madh që i kanoset vendit, duke theksuar që nuk guxojmë ta lejomë të ndodhë.
Kurti tha se krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen.
























