Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 20-vjetorin e vrasjes tragjike të ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Anna Lindh, transmeton KosovaPost.
Përmes një shkrimi në “X” (ish-Twitter), kryeministri Kurti përkujtoi vrasjen tragjike të ministres së Jashtme të Suedisë, Anna LIndh, e njohur për angazhimin e saj për çështjen e Kosovës.
Ajo u vra nga një ekstremistë me origjinë serbe në Suedi.
“Në 20-vjetorin e vdekjes së saj tragjike, kujtojmë Anna Lindh, Ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë. Ajo u godit për vdekje me thikë nga një ekstremist me origjinë serbe për shkak të mbështetjes së saj për ndërhyrjen e NATO-s në Ballkan. Shërbimi publik demokratik nuk duhet të kushtojë jetë”, ka shkruar kryeministri Kurti.


























