Kryeministri i vendit, Albin Kurti, kujton se sot 11 vjet më parë, pjesëtari i EULEX-it, zyrtari doganier nga Lituania, Audrius Shenavicius, ishte qëlluar dhe vrarë në gjakftohtësi nga sulmues të panjohur në veri të Kosovës, në rrugën mes Zveçanit dhe Leposaviqit.
Në një postim në platformën X, Kurti shprehet se ashtu si heronjtë tanë kombëtarë Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, Shenavicius na kujton sakrificat e mëdha që gratë e burrat trima kanë bërë për të shtrirë sigurinë dhe sundimin e ligjit në mbarë Republikën e Kosovës.
“Në këtë 11-vjetor të vrasjes së tij, ne nderojmë kujtimin e tij dhe vlerësojmë shërbimin e tij ndaj vendit dhe popullit tonë”, shtoi i pari i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.