Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ritheksuar se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.
Duke komentuar dokumentin që ka qarkulluar për marrëveshjen finale, kreu qeveritar tha se të njëjtat janë pa autorë dhe bëhen vetëm për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve.
“Ky normalizim i raporteve duhet të bëhet me marrëveshje ndërkombëtarisht ligjërisht të obligueshme dhe në qendër të saj duhet të jetë njohja reciproke. Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është e dobishme dhe e drejtë që unë t’i komentojë ato.
Dokumente të cilat nuk kanë autorë por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. Mirëpo dialogu ku unë marrë pjesë janë ato bisedime e takimeve në Bruksel dhe vetëm atje dokumentet që prodhohen duhet t’i merrni si zyrtare dhe të denja për t’u komentuar nga ana ime dhe unë nganjëherë do të thosha edhe nga ana juaj. Nuk është mirë të bëjmë komente për komente, autori i të cilave nuk dihet”, tha ai.