Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Kroaci më 13 dhjetor, transmeton KosovaPost.
Sipas Ambasadës së Kosovës në Kroaci, Kurti do të udhëtojë në Zagreb me ftesë të kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kroacisë z. Andrej Plenković, më 13 dhjetor 2024. Me këtë rast, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin që do të mbahet: E premte, 13 dhjetor 2024, ora 19:00”, thuhet në njoftim.
Ambasada e Kosovës në Kroaci i ka ftuar bashkatdhetarët atje që të bëhen pjesë e diskutimit me Kurtin, për çështje, siç thuhet, me rëndësi për komunitetin shqiptar atje.