Kryeministri Albin Kurti, është shprehur se me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si në Prishtinë ashtu edhe në Berlin, takimet janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive.
Tutje, Kurti thotë se Scholzit i shprehu falënderime për mikpritjen dhe mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, transmeton KosovaPost.
“Me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, qoftë në Prishtinë apo në Berlin, takimet janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive. Sot u ritakuam në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, në Samitin e radhës ku u përkushtuam për më shumë bashkëpunim rajonal e përmes tij për integrim të plotë evropian. E falënderova për mikpritjen dhe mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën”, shkroi shefi i qeverisë në Facebook.