Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga shoqata ESNAF në Komunën e Prizrenit. Ai theksoi rëndësinë e muajit të Ramazanit, duke theksuar vlerat shpirtërore dhe solidaritetin ndërmjet qytetarëve.DSS+-
“Në muajin e shenjtë të Ramazanit i theksojmë vlerat shpirtërore, e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin dhe me besimin në zemër afirmojmë bashkësinë, dashurinë dhe bereqetin,” tha Kurti.
Kryeministri foli edhe për shoqatën ESNAF, e cila, sipas tij, ka vendosur një traditë shembullore të bashkëpunimit ndërmjet zejtarëve dhe biznesmenëve. Ai shtoi se shoqata ka hyrë në dekadën e katërt të funksionimit dhe përmendi investimin prej 378 mijë eurosh për ndërtimin e objektit të ri të selisë së shoqatës.
Në fund, Kurti shprehu mbështetje për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përkrahje për krijimin e një zone industriale në Prizren.
“Jemi të interesuar, të nderuar biznesmenë tregtarë, zejtarë, t’ju ndihmojmë sa më shumë në bizneset e juaja, sepse ju e keni barrën më të madhe të punësimit, të rinisë edhe të popullsisë në përgjithësi”, theksoi ai.
Kurti u dëshiroi besimtarëve një agjërim të lehtë dhe shprehu dëshirën për paqe dhe mbarësi.