Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Austri. Me këtë rast, në një intervistë për median austriake ORF, Kurti ka folur rreth sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
Kreu i Ekzekutivit ka thënë se sulmi është organizuar nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, teksa ka potencuar se vlera e pajisje ushtarake të përdorura kap vlerën mbi 5 milionë euro.
“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zasrava arms në vitet e fundit”, deklaroi Kurti, transmeton teve1.info
“Sulmi është organizuar nga ish-numri dy i Listës Serbe, Milan Radoiçiq…është parë shumë shpesh të ulet pranë presidentit Vuçiq në takime të nivelit të lartë në Beograd”, ka shtuar Kurti.
Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq qëndron mbrapa këtij sulmi.
“Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në veri dhe në kufirin me Serbinë”, është shprehur ai, teksa ka theksuar se agresioni duhet të dënohet nga BE dhe ShBA.