Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë, ku sot gjatë ditës ka pasur disa takime në Sarajevë.
Kurti në postimin e bërë në “X”, ka shkruar se ka pasur takim në Presidencës e Bosnje e Hercegovinës, ku zhvilloi takim me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq.
Kryeministri ka pohuar se në takim ka folur për Marrëveshjen e Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, duke i dhënë fund regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës që hyjnë në Kosovë duke filluar nga 1 janari 2025.
“Takimet e mia të para të ditës i mbajta në Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, ku pata nderin të më pritën anëtarët e Kryesisë, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq. Unë ndava me ta vendimin tonë për të zbatuar Marrëveshjen e Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, duke i dhënë fund regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës që hyjnë në Kosovë duke filluar nga 1 janari 2025. E inkurajova Bosnjën dhe Hercegovinën që të ratifikojë të njëjtën marrëveshje për të siguruar përfitime reciproke”, ka pohuar Kurti.